Joseph Daul: "Të gjitha forcat politike, pa përjashtim duhet të punojnë çdo ditë për të garantuar të drejtat dhe liritë e shqiptarëve."
Puna e madhe e bërë në parlament dhe fokusimi në reformën elektorale ishin tema qendrore të takimit mes Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryetarit të Grupit të PPE në Parlamentit Europian, Joseph Daul.
Duke falënderuar zotin Daul për këtë vizitë, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për rolin dhe kontribultin e tij personal, grupit të PPE dhe eurodeputetëve për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Shqipërisë, së fundmi edhe me vendimin e komisionit të jashtëm për heqjen e vizave.
Ne kemi mbështetur dhe mbështesim çdo deklaratë të Parlamentit Europian për Shqipërinë, tha Kryetarja e Kuvendit, duke shtuar se vendimi për heqjen e vizave është një vendim historik i shumëpritur.
Përsa i përket veprimtarisë parlamentare, Kryetarja e Kuvendit tha se parlamenti ka punuar fort në këtë perudhë, ka kalaur mbi 180 ligje e reforma bazë të kuadrit ligjor integrues.
Më vjen mirë që falë bashkëpunimit me ju dhe me Paramentin Europian, edhe opozita ndërpreu bojkotin dhe është tashmë pjesë e parlamentit. Shpresoj që grupi parlamentar socialist të kontribuojë në të mirë të vendit dhe integrimit europian të tij.
Nga ana e saj mazhoranca ka ofruar hapësirën maksimale për reformat, veçanërisht atë elektorale duke i dhënë opozitës mundësinë të propozojë amendamentet për kodin elektoral dhe ne jemi të gatshëm për aprovim, tha Kryetarja e Kuvendit
Ajo theksoi se Shpresoj që opozita të mos bëhet bllokuese por kontrubuese edhe në ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, në respekt të shtetit ligjor.
Zoti Daul tha se vlerëson shumë vendimin e mazhoranacës për ti dhënë një hapësirë të tillë opozitës për këto reforma kaq të rëndësishme.
Opozita duhet të marrë përgjegjësitë dhe të kontribuojë në proceset politike dhe legjislative që nevojiten. Shqipëria është një shtet ligjor dhe të gjitha forcat politike pa përjashtim duhet të punojnë çdo ditë për të garantuar të drejtat fhe liritë e shqiptarëve", tha zoti Daul.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.