Kuvendi miraton projektvendimin Për disa ndryshime në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë të ndryshuar.
Në seancën e sotme plenare, jashtë rendit të ditës deputetët diskutuan për rezolutën e miratuar nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ku shprehej mbështetja për heqjen e vizave ndaj Shqipërisë brenda vitit, për situatën politike në vend, për respektimin e të drejtave të minoriteteve në Shqipëri, si dhe për genocidin ndaj popullsisë Çame. Në nderim të viktimave të këtij genocidi Kuvendi mbajti një minutë heshtje.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në hapje të seancës shprehu në emër të deputetëve falënderimet për Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian lidhur me vendimin për heqjen e vizave për shqiptarët.
Më lejoni që në emrin tuaj të falënderoj Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian për vendimin historik që mori dje për heqjen e vizave, për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Një vendim ky jashtëzakonisht i mirëpritur, i shumëpritur nga shqiptarët dhe që përcakton e vendos një gur kilometrik në të gjithë historinë tonë, për të cilin 20 vjetët e fundit shqiptarët kanë një meritë të jashtëzakonshme. Pa dyshim edhe ky Kuvend, i cili në 9 muaj ka kaluar mbi 180 ligje, marrëveshje, rezoluta, vendime, që kanë qenë përcaktuese, ka kontribuar për marrjen e atij vendimi historik që u arrit dje në Parlamentin Europian. Kjo është një ndër datat madhore dhe unë prisja të paktën që të gjithë, përfshirë dhe opozitën, ta fillonim këtë seancë plenare duke e falënderuar dhe duke i shprehur mirënjohjen më të thellë Parlamentit Europian, për këtë vendim historik për ne shqiptarët, tha Kryetarja e Kuvendit.
Më pas, Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi projektligjin Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare Për përgjegjësinë civile dhe dëmshpërblimin për dëmet, në lidhje me transportin e lëndëve të rrezikshme dhe helmuese përmes detit, 1996 dhe projektligjin Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8290, datë 24.02.1998, Për përdorimin e armëve të zjarrit, që u miratuan me shumicë votash.
Seanca vijoi me debatin për projektvendimin Për disa ndryshime në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë të ndryshuar.
Përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës paraqitën argumentet pro dhe kundër ndryshimeve që kanë të bëjnë me procedurat e shyrtimit të dekreteve të Presidentit për emërimin e anëtarëve të gjykatave dhe votimit nominal për to.
Përfaqësuesi i grupit nismëtar të amendamenteve në Rregulloren e Kuvendit, Viktor Gumi tha se Parlamente të ndryshme të vendeve të Europës kanë zgjedhur si model këtë votim. Zoti Grumi vuri në dukje se në këtë nisëm ne bazohemi te modeli amerikan, i cili është model i rëndësishëm për parimin e ndarjes së pushteteve, për transparencën e procesit dhe për zgjedhjen në krye të organeve më të rëndësishme të gjyqësorit të njerëzve me nivel të lartë morali dhe profesionalizmi.
Deputetët e opozitës kërkuan më shumë kohë për shqyrtimin e amendamenteve dhe deklaruan votën kundër.
Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës theksuan se ndryshimet vendosin një praktikë shumë të mirë parlamentare. Në këtë kuadër, ata u shprehën se zgjatja e kohës së shqyrtimit të dekreteve dhe votimi i hapur garantojnë standartin e transparencës, në respekt të Kushtetutës dhe opinionit të Komisionit të Venecias.
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u largua nga salla e Kuvendit pas deklarimit të qëndrimit nga kreu i këtij grupi, Gramoz Ruçi.
Nga ana e tij, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi vuri në dukje se mazhoranca ka vendosur dhe përsosur një standard të ri që bazohet në transparencën përmes dëgjesave dhe më pas përmes votës së deputetit.
Kuvendi miratoi me shumicë votash për projektvendimin Për disa ndryshime në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë të ndryshuar.
Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 16:15.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.