E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit: Rezoluta e Komisionit të jashtëm të PE në mbështetje të liberalizimit të vizave, një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët, që vjen si shkak i reformave të guximshme, të bëra.

Rezoluta e Komisionit të jashtëm të PE në mbështetje të liberalizimit të vizave me Shqipërinë, është një lajm shumë i mirë për shqiptarët- u shpreh Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në filllim të takimit me Kryetarin e Grupit të Miqësisë në Parlamentin Austriak Wolfang Grossruck, njëherësh Zëvendëspresidenti i Asamblesë parlamentare të OSBE, i cili erdhi sot për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kryetaja e Kuvendit falenderoi dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që zoti Grossruck dhe kolegët e tij në PE dhe në Parlamentin austriak, i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë, në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian të saj.

Kryetarja e Kuvendit tha se "Rezoluta e Komisionit të Jashtëm të PE e miratuar sot, është lajmi më i mirë për shqiptarët, pasi ata e meritojnë lëvizjen e lirë në Evropë, në përgjigje të reformave dhe transformimeve të thella, që ata kanë bërë në një kohë kaq të shkurtër.

P o ashtu Parlamenti Europian, i kërkoi sot opozitës të japë kontributin e saj dhe të mbështesë reformën në drejtësi.

"Për shqiptarët -tha zonja Topalli, dhe për biznesin është e rëndësishme që opozita të votojë, sikurse kërkon PE sot në rezolutën e saj , edhe ligjin për Gjykatën Administrative."

Nga ana e tij Zoti Gossruck dhe delegacioni që e shoqëronte atë, uroi Kryetaren e Kuvendit dhe shqiptarët për Rezolutën e Parlamentit Europian, duke theksuar se Qeveria dhe Parlamenti kanë bërë një punë shumë të madhe.

Më tej biseda u përqëndrua në përpjekjet e jashtëzakonshme që Qeveria, Parlamenti dhe vetë shqiptarët po bëjnë për të përmbushur standartet evropiane, për marrjen e Statusit të Vendit Kandidat në BE, duke u ndalur veçanërisht në miratimin e muajve të fundit, të 170 ligjeve dhe marëveshjeve në Kuvendin e Shqipërisë, për zhvillimin evropian të saj.

Krye tarja e Kuvendit vlerësoi se jeta parlamentare në Shqipëri ecën me një axhendë intensive dhe, opozita drejton disa komisione.

Në vijm të bisedës, Zoti Gossruck bëri me dije Kryetaren e Kuvendit për nismën që Parlamenti austriak ka ndërmarrë për promovimin e Shqipërisë, ku në muajin tetor do të zhvillohet programi "Ditët e Shqipërisë.

Duke ftuar Kryetaren e Kuvendit për të nderuar me pjesëmarrjen e saj në këtë aktivitet , deputeti Gossruck, tha se deputetët dhe institucionet austriakë janë veçanërisht të interesuar, për të promovuar Shqipërinë, dhe produktet e saj në të gjitha fushat.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›