Kryetarja e Kuvendit pati një mëngjes pune më Ministren e Brendshme të Austrisë, Maria Fekter.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, pati një mëngjes pune më Ministren e Brendshme të Republikës Federale të Austrisë, Maria Fekter.
Kryetarja e Kuvendin shprehu kënaqësinë e saj për marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit që ekzistojnë midis dy vendeve tona.
Ministrja Fekter i tha zonjës Topalli se është e mrekulluar nga arritjet e Shqipërisë, të tilla që duhet parë në vend për ti besuar. Shqipëria ka bërë shumë përpara dhe me plotësimin e parametrave është momenti që shqiptarët të lëvizin të lirë.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi se pikërisht mbështetur në ndryshimet, arritjet dhe plotësimin e standarteve që Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian votoi Rezolutën për progresin e Shqipërisë. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që shpreh besimin tek autoritet shqiptare dhe te vetë shqiptarët dhe shënon pragun për heqjen e vizave për një popull në dekada të tëra i izoluar.
Vetëm pak ditë më parë Shqipëra u vlerësua me cmim nga OKB si vendi që kryen 100% prokurime elektronike. Shqipëria ka bërë progress të jashtëzakonshëm në luftën kundër kriminalitetit dhe në dixhitalizimin të dhënave të dokumenteve të identitetit, etj. Në këtë kontekst, theksoi Kryetarja e Kuvendit, unë jam e kënaqur që parlamenti ka kaluar ligje që kanë rritur në mënyrë të ndjeshme eficencën dhe performacën e punës së këtë sektor.
Ministrja Fekter u shpreh entuziaste për ngritjen në Shqipëri, si i pari ndër vendet kandidate të BE, të modelit ILECU që do të realizon në kohën rekord komunikimin dhe bashkëveprimin me vendet anëtare, që mundëson njësimin e procedurave dhe rritjen e performancën.
Takimi u zhvillua në frymën e miqësisë, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të plotë.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.