Atletiko insiston në transferimin e Falkaos
Atletiko Madrid është duke bërë çmos për të siguruar sulmuesin e Portos, Radamel Falkao. Atletiko e sheh Falkaon si zëvendësim për përforcimin e ri të Mançester Sitit, Serxho Aguero, dhe do të shfrytëzojë paratë nga shitja e argjentinasit për të mbuluar klauzolën blerëse të kolumbianit, që kap shifrën e 45 milionë eurove. Çelsi, Totenhem dhe Real Madrid po ashtu janë përfolur me një transferim të sulmuesit. Megjithatë, presidenti i Atletikos, Enrike Serezo, është i vendosur të sjellë në “Vicente Calderon” sulmuesin dhe është i gatshëm të thyejë rekordin e blerjeve të klubit.