E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josip Kuzhe kërkon Francën të parën

Ndeshjet

Pasi janë njohur me kundërshtarët e eliminatoreve të Euro 2012, më 19 shkurt, delegacioni shqiptar do të udhëtojë drejt Luksemburgut, për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve. Përfaqësuesit e Francës, Rumanisë, Bosnjës, Bjellorusisë, Shqipërisë dhe Luksemburgut do të diskutojnë për përballjet, sipas datave të vendosura nga UEFA për zhvillimin e takimeve. Trajneri Josip Kuzhe preferon që të luajë fillimisht ndeshjen me Francën në “Qemal Stafa”, por nuk dihet sa mund të realizohet kjo dëshirë. “Trajneri mendon të ‘heqë’ të parën sfidën me Francën, e cila është favorite, ndërsa kundërshtarët e tjerë janë të gjithë njësoj”, pohuan burime pranë kroatit. Në anën tjetër, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit janë shprehur të gatshëm të pranojnë të luajnë në fushë kundërshtare në takimin e parë. Kjo bëhet me qëllimin që t’u jepet më tepër kohë bisedimeve për menaxhimin e stadiumit “Qemal Stafa”, por edhe rikonstruktimit të fushës, e cila është e domosdoshme.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›