Të mëdhenjtë, një short komod për eliminatoret e Euro 2012
Kampionia në fuqi, Spanja do të përballet me çekinë, Gjermania ndaj Turqisë
Shorti i eliminatoreve të Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë, i hedhur të dielën në Varshavë të Polonisë, në një shikim të parë rezultoi i lehtë për kampionen e Europës, Spanjën, megjithatë trajneri Vinsente del Boske tha më pas se duhet marrë me seriozitet çdo kundërshtar. Spanja, e cila fitoi Euro 2008 me një seri performancash të shkëlqyera që u kurorëzuan me fitoren e tyre ndaj Gjermanisë në finale, e pozicionuar e para në renditjen botërore, u përfshi në Grupin A bashkë me Republikën çeke, Skocinë, Lituaninë dhe Lihtenshteinin. Spanjollët ishin të fundit nga 51 skuadrat në short që u tërhoqën në ceremoninë në Palarin e Kulturës dhe Shkencës në Varshavë dhe prandaj Del Boske u tregua shumë i matur për sfida që e presin. “Ne do të përballemi me një test të vështirë dhe do të duhet të japim më të mirën tonë në çdo ndeshje, prandaj nuk duhet të bëjmë asnjë gabim; çdo sfidë duhet ta marrim me seriozitetin më të madh”, u shpreh ai për gazetarët menjëherë pas shortit. Kampionia e Botës, Italia, që do të përballet në finalistët e Botërorit si Serbia dhe Sllovenia, ashtu sikurse edhe me Irlandën e Veriut, Estonia dhe ishujt Faroe në Grupin C, ndërsa Franca, finalistja e botërorit 2006, do ta ketë jo të lehtë ecurinë e saj në ndeshjet me Rumaninë, Bosnjën, Bjellorusinë, Shqipërinë dhe Luksemburgun në Grupin D. "Grupi i Italisë është i balancuar, me Serbinë dhe Slloveninë, dy ekipe që do të luajnë në Botërorin 2010, nënvizoi për agjencitë e lajmeve ANSA trajneri i Italisë, Marçelo Lipi, i cili nuk ishte i pranishëm në hedhjen e shortit. është avantazh të qenit në një grup me 6 skuadra. Për sa u përket grupeve të tjera, ai i Anglisë është më i vështiri”. Gjermani, kundërshtari i Spanjës në finalen e Euro 2008, do të ndeshet me komshinjtë e Austrisë, ashtu sikurse me Turqinë, i cili duket se do të jetë rivali kryesor për ta në Grupin A. Ky grup përfshin gjithashtu Belgjikën, Kazakistanin dhe Azerbajxhanin, të cilin Gjermania e mposhti në shtëpi dhe në transfertë gjatë eliminatoreve të Botërorit 2010. Azerbajxhani drejtohet nga ish-lojtari dhe ish-trajneri i kombëtares gjermane, Berti Vogts. Ata ishin skuadra e parë e tërhequr në short dhe ishte në të njëjtin grup me Armeninë, që së bashku formonin një skenar që UEFA dëshironte të shmangte. Tensioni politik mes dy shteteve ish-sovjetike bëri që Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s të mos i lejonte të dy ekipet në të njëjtin grup. Sipas një para-marrëveshjeje, Armenia u zhvendos në Grupin B, ku do të përballet me Rusinë, Sllovakinë, Irlandën, Maqedoninë dhe Andorrën. Dy vendet kishin refuzuar të luajnë me njëri-tjetrin në eliminatoret e Euro 2008, pasi ranë në të njëjtin grup. Anglia do ripërjetojë rivalitetin e vjetër me Uellsin, me të cilin është përballur 99 herë. Hera e fundit ishte për eliminatoret e Botërorit 2006, kur Anglia i fitoi të dy ndeshjet. Në këtë grup, atë G, janë dhe Zvicra, Bullgaria dhe Mali i Zi. Trajneri Fabio Kapelo, ndeshjen e tij të parë nën drejtimin e Anglisë e fitoi 2-1 ndaj Zvicrës në shkurt 2008 dhe tha se e mirëpriste sërish këtë përballje. “Ne jemi përmirësuar shumë si ekip nga ajo ndeshje e parë, shtoi ai. Edhe pse do të jetë e vështirë, them së është gjë e mirë që do të përballemi përsëri me ata”.
#