Kuzhe dhe Duka: Grup i fortë, rivalë që nuk i donim
Reagimet
Franca, Rumania, Bosnje-Herzegovina, Bjellorusia dhe Luksemburg kompletuan dje një grup të vështirë për Kombëtaren kuqezi: Grupin D. Përveç Luksemburgut, asnjë llogari e momentin në letër nuk ka garanci për tanët. I këtij mendimi është e dhe trajneri të Shqipërisë, Josip Kuzhe, i cili ka reaguar menjëherë pas shortit të të dielës në Varshavë të Polonisë. “është një grup i vështirë. Kundërshtarët në individualitetet e tyre, janë të gjithë shumë të veçantë dhe të fortë. Mund të kishim shanse më të mira në vazot 3 dhe 4”-është shprehur trajneri Kuzhe. Tekniku kroat që në fillim kishte shprehur dëshirën që të shmangte një përballje me përfaqësuesin e vendit të tij, Kroacinë, por i konsideron jo më pak të vështira sfidat me Bosnjen dhe Bjellorusinë, madje e shpreh hapur se nuk është i kënaqur për këtë fakt. “Mendoja që nuk doja në të njëjtin grup Kroacinë në keto eliminatore, por Bosnja dhe Bjellorusia janë të dyja shumë ekipe të rrezikshme dhe nuk më pëlqen që do te ndeshemi ndaj tyre”, sqaroi më tej trajneri. Ndërkohë që sipas tij favoritet për marrë kualifikimin në Grupin D janë të identifikueshme lehtë: “Franca dhe Rumania, konsiderohen pretendentet e grupit”. Pavarësisht kësaj, trajneri i përfaqësueses shqiptare ka deklaruar se tashmë ndeshjet duhen vlerësuar të gjitha me të njëjtin seriozitet. “Do t’ i studiojmë një për një dhe do të kërkojmë të marrim më të mirën prej tyre. Do na duhet të përgatitemi shumë për të arritur aty ku kemi dëshirë”, ka përfunduar Kuzhe, i cili sot në orën 12.00 do të japë një konferencë për shtyp në ambientet e FSHF. Po dje, në lidhje me grupin e prodhuar nga tërheqja e goglave, ka folur edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka, i cili së bashku me trajnerin Kuzhe kanë marrë pjesë në ceremoninë e mbajtur në Varshavë. “është një grup relativisht i fortë, skuadrat nuk ishin ato që dëshironim”, nënvizoi numri një i FSHF-së, i cili ndoshta do të kishte preferuar një grup me më shumë përfitime financiare. Por duket se është pak më optimist se trajneri kroat: “Mendoj se përveç Francës, çdo ndeshje mund ta fitojmë. Janë skuadra me të cilat kemi luajtur edhe më parë dhe kemi njëfarë njohurie për futbollin e tyre. është grup interesant dhe i fortë, por mund te kishim patur edhe më keq”.
#