Josipoviç: Nuk tërheqim padinë kundër Serbisë në Hagë
Presidenti i ri i Kroacisë, Ivo Josipoviç thekson se nuk janë plotësuar ende kushtet që vendi i tij të tërheqë padinë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Megjithatë, presidenti i sapozgjedhur kroat shprehet i gatshëm për t'u angazhuar në përmirësimin e marrëdhënieve midis Zagrebit dhe Beogradit.
Josipoviç ritheksoi edhe një herë kushtet e vendosura nga Kroacia për tërheqjen e padisë, si përmirësimi i klimës për gjetjen e kroatëve të zhdukur në Serbi, kthimi i trashëgimisë kulturore dhe gjykimi i krimeve të luftës.