E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Berlusconi kthehet në punë pas sulmit

Kreyeministri italian Silvio Berlusconi, i cili muajin e kaluar pati probleme shëndetësore pas sulmit me një statujë suvenir në Milano, nga i cili dëmtoi hundën dhe theu dy dhëmbë, është rikthyer në punë të hënën dhe dukej se ishte në formë të shkëlqyer. Berlusconi në fillim qëndroi për pak ditë në spital e më pas shkoi në jug të Francës për një kohë rehabilitimit, për të qëndruar më pas në vilën e tij në Milano. Për thuajse një muaj ai ka qëndruar duke pushuar pasi një njeri me probleme mendore e goditi atë me një objekt të fortë gjatë një takimi me banorë ne datën 13 dhjetor. Berluskoni ka ndaluar për të përshëndetur mbështetës të partisë "Njerëzit e lirisë" , të cilët kishin dalë për t'i uruar kryeministrit mirëseardhjen. Mediat raportojnë se Berluskoni nuk kishte asnjë shenjë në fytyrë pas plagëve jo të lehta që pësoi nga sulmi. "Falemdinerit nga thellësia e zemrëa, kur ju të keni nevojë, unë do të jem gjithmonë për ju", citohet të ketë thënë Berluskoni për përkrahësit e tij. Ndër të tjera Berlusconi tha se ai do të punojë ngushtë më ministrin e Ekonomise për reformën fiskale. Mbështeësit e Berlusconit besojnë se sulmi ndaj tij, nuk përbën asnjë ndryshim përsa i përket performancës së kryeministrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›