Iran, vritet profesori i fizikës nuklerare
është vrarë në kryeqytetin iranian nga një atentat me bombë, një profesor universitar. Televizioni shtetëror i cili ka bërë të ditur lajmi, informon se lënda plasëse e vendosur në një motoçikletë shpërtheu me telekomandë në afërsi të banesës së profesorit të fizikës nukleare Masud Mohamadi. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, gjatë orëve ne vijim mund të ketë edhe viktima të tjera. Radiotelevizioni shtetëror e cilësoi atentatin një akt terrori të elementeve antirevolucionare, një përshkrim për lëvizjen opozitare kundër presidentit Mahmud Ahmadinejad. Profesori ishte viktimë e elementëve antirevolucionarë dhe nga fuqitë arrogante, pohon gjithashtu agjensia proqeveritare Fars. Profesori universitar është përshkruar nga tv shtetëror në gjuhën angleze, një përkrahës i fuqishëm i revolucionit islamik të 1979 që përmbysi regjimin e shah-ut dhe vendosi regjimin e ajatollahëve. Ndërsa një tjetër tv shtetëror, ai Irib, e ka cilësuar këtë sulm si një akt të vërtetë terrorist. Prokurori i Teheranit tha se trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për autopsinë.