E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jovanovic Ne Kosove hyhet me lejen e Thacit

Politikani i moderuar serb, Cedomir Jovanovic ka deklaruar se në Kosovë nuk mund të hyet pa konsensusin e autoriteteve lokale, sikundër pretendojnë zyrtarët serbë.

“Në Kosovë nuk mund të shkosh pa kërkuar lejen e Thacit”, ka thënë Jovanovic në një debat të mbajtur në një program të agjencisë së lajmeve “Tanjug”.

Kryetari i Partisë Liberal Demokrate ka përsëritur gjatë emisionit se, “Republika Srpska është krijuar me genocid”, deklaratë kjo që ka ndezur debatin.

Përballë, Jovanovic ka pasur presidentin e Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik, të cilit i ka parashtruar një seri pyetjesh:

Në Kosovë nuk mund të shkosh pa kërkuar lejen e Thacit. Duam apo nuk duam ta pranojmë ne, Kosova është një shtet i pavarur

Cedomir Jovanovic
Kryetar i Partisë Liberal-Demokrate “Si mendoni të hyni në Kosovë? Duam apo nuk duam ta pranojmë ne, Kosova është një shtet i pavarur. Kjo, pasi kur ju shkoni atje, cfarë bëni? Ju duhet të njoftoni Thacin për ta pyetur nëse do t’ju lejojë të hyni, apo jo?”.

Nga ana e tij Dodik ka replikuar duke thënë se, se si do të hyjë në Kosovë është puna e tij dhe ka shtuar se nuk ka asnjë problem që të takohet me zyrtarët e institucioneve të Kosovës.

Vizita e fundit e një zyrtari serb në Kosovë ka qenë ajo e presidentit Boris Tadic, i cili nuk hezitoi të bënte deklarata politike, duke thënë se, “Kosova është toka jonë”.

Këto deklarata acaruan shqiptarët, të cilët kundërshtuan ardhjen e presidentit serb me protesta, bënë që Tadic të shpallej person “non grata” në Kosovë.

Edhe pse ndodhej në Kosovë për një vizitë të karakterit fetar me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, Tadic deklaroi se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›