E Diel, 1 Nëntor 2026

Jovanoviç: Serbia i ka shumë borxh Kosovës dhe Bosnjës

Kandidati për president të Serbisë i koalicionit “Kthesa”, Çedomir Jovanoviç tha sot se është kandiduar për president në mënyrë që të udhëheqë vendin ndryshe nga presidenti aktual, Boris Tadiç. Si tha ai, Tadiç ka bërë tepër kompromise aty ku nuk është dashur dhe ka dëshmuar pafuqi atje ku është dashur të tregojë trimëri.

Duke folur për gabimet në të kaluarën Jovanoviç tha se Serbia duhet të bëjë më shumë dhe se nuk mjafton vetëm konstatimi se gabimet i kemi hedhur pas shpine.

“I kemi shumë borxh Kosovës dhe Bosnjës. Nëse e duam vendin tonë, këtë borxh duhet ta kthejmë asisoj që të krijojmë shtet më modern, më të bukur, më të tolerant dhe më të hapur, asisoj çfarë i duhet rajonit”, tha kreu i Liberal-demokratëve serbë.

Në tubimin ku foli Jovanoviç, ishin edhe krerët e tjerë të koalicionit, Vuk Drashkoviç, Zharo Koraç, Ranka Saviç dhe Zaharije Tërnavçeviç.

Në përkrahje të hapur të Jovanoviç kanë dalë edhe intelektualët e njohur serbë Llatinka Peroviç, Sonja Biserko, Predrag Koraksiç-Koraks, Dragan Velikiç, Svetisllav Basara,

Vidosav Stevanoviç, Vlada Divljan, Irfan Mensur, Sërgjan Gojkoviç-Gile, Goran Markovia dhe Purisaha Gjorgjeviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›