Thaçi: Asnjë ndarje të veriut të Kosovës

Nuk do të ketë asnjë autonomi, status special apo ndarje të veriut të Kosovës. Kështu është shprehur Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një interviste për Zërin e Amerikës. Më tej ai theksoi se nuk do të ketë asnjë lloj dialogu për veriun e Kosovës, ndërsa shtoi se Serbia i ka gënjyer qytetarët në veri se, një ditë do të ketë ndarje të Kosovës. Kjo çështje, sipas Thaçit ka marrë fund me 25 korrik të vitit të kaluar, me nderhyrjen e forcave specilae te Kosoves për të marrë nën kontroll pikat kufitare me Serbinë 1 dhe 31.
Sipas tij qeveria e Kosovës do të ndërmarrë një dialog të drejtpërdrejtë me qytetarët në veri, pasi sic u shpreh ai, ata janë qytetarët tanë.
“Do punojmë për rend, ligj dhe zgjedhje të lira. Qytetarët e veriut janë të lirë të zgjedhin liderët e tyre. Ne do të komunikojmë si me të gjitha komunat e tjera edhe me ato me shumicë serbe.”- tha ai.
Ndër të tjera, Thaçi bëri një pasqyrim të vizitës së tij në Uashington, ku nënvizoi se gjatë takimeve me Clinton dhe Bajden ka marrë konfirmimin për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës. Thaci gjithashtu konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për bashkëpunim në të gjitha fushat, si dhe mbështetje për një përmbyllje sa më të shpejtë të pavarësisë së mbikqyrur në vend.