E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavaresisht nga paralajmerimet e OKB-se rifillojne perleshjet ne Siri

Grupet siriane te opozites kane njoftuar se sot ka pasur akte te reja te dhunes ne disa zona te Sirise me pak se nje jave para hyrjes ne fuqi te nje armepushimi te mbeshtetur nga OKB-ja.

Organizata Vezhguesi sirian per te Drejtat e Njeriut i tha Zerit te Amerikes se trupat qeveritare luftuan me forcat rebele ne periferi te Damaskut.

Aktivistet thane se tre pjesetare te ushtrise u vrane. Perleshjet shperthyen edhe ne rajonin qendror te Homsit pasi grupet e armatosura te qeverise hapen zjarr mbi nje grup grash duke vrare dy dhe plagosur kater prej tyre.

Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki Mun thote se konflikti ne Siri po thellohet dhe sulmet e forcave qeveritare ndaj zonve civile nuk po tregojne shenja pushimi megjithe deklaratat e Damaskut se ka filluar terheqjen e trupave para afatit te vene nga Kombeve te Bashkuara per ti dhene fund dhunes.

Zoti Ban Ki Mun tha ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara dje se populli sirian ka qene viktime e abuzimeve te tmershme. Ai tha se qytetet e medha e te vogla si dhe fshatrat jane kthyer ne zona lufte. Ai i beri thirrje Presidentit te Sirise Bashar al-Asad te tregoje aftesi udheheqesi dhe vizion dhe ti permbahet premtimit per ti dhene fund dhunes deri me 12 prill.

Ne nje fjalim me video ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara dje i derguari i OKB-se dhe Lidhjes Arabe Kofi Anan tha se qeveria e Sirise kishte pranuar planin e tij prej gjashte pikash qe u arrit muajin e kaluar  dhe i beri thirrje Damaskut te zbatoje dispozitat e tij. Ai pranoi gjithashtu se perparimi per ti dhene fund dhunes si rezultat i goditjes qeveritare kunder disidences eshte i ngadalte.

Por ambasadori i Sirise ne Kombet e Bashkuara Bashar Xhafari tha se kercenimi ndaj zbatimit te planit te paqes te zotit Anan nuk vjen nga qeveria e tij pro nga vende si Arabia Saudire Katari dhe Turqia te cilat ai i akuzoi se armatosin kryengritesit.

Xhafari tha se Damasku kerkon garanci me shkrim nga zoti Anan se fuqite rajonale nuk do te nderhyne ne punet e brendeshme te Sirise dhe as nuk do te perpiqen te mbushin ndonje vakum politik pas 12 prillit.

Me 25 mars Presidenti sirian Bashar al-Assad ra dakord per zbatimin e nje plani te OKB-se per paqen por i derguari i posacem i Kombeve te Bashkuara per Sirine Kofi Anan tha ne nje fjalim ne Gjeneve se qeveria siriane ka bere pak perparim ne ndalimin e operacioneve shtypese kunder disidenteve.

Ne duhet ti ndalojme operacionet me tanke helikoptere mortaja dhe te gjitha format e tjera te dhunes perfshire abuzimet seksuale torturat ekzekutimet rrembimet me force shkaterrimin e shtepive zhvendosjen e popullates me force dhe dhunen kunder femijeve.

Zoti Annan gjithashtu konfirmoi se nje ekip i vogel teknik i OKB-se dje  ka shkuar ne Damask per te filluar pergatitjet per nje mision te mundshem  per monitorimin e nje armepushi.

Sipas OKB-se me shume se 9000 njerez jane vrare ne Siri qe nga fillimi i kryengritjes kunder zotit Asad 13 muaj me pare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›