Jovanoviç: Të hiqet dorë nga taktika e Murit të Berlinit
Lideri i Partisë Demokratike Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviç, ka vlerësuar se marrëveshja që është arritur ndërmjet Beogradit e Prishtinës, duhet të përcillet me hapa konkretë dhe mbështetje politike për këtë proces.
“Borko Stefanoviç dhe Edita Tahiri punojnë në kushte të vështira, me shumë kufizime dhe shpeshherë me mbështetje jo të plotë politike”, tha Jovanoviç, dhe ka shtuar se “ajo që është bërë nuk duhet të rrezikohet me kalkulime politike dhe me kthim në retorikën e tejkaluar, e cila na na kthyer prapa në këto 20 vite”.
Ai theksoi se është me rëndësi që të hiqet dorë nga taktika e Murit të Berlinit dhe Luftës së Ftohtë në raportet e Beogradit dhe Prishtinës, dhe nga injorimi i Kosovës, ku jetojnë serbët.