E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajkoviç: Pengohet afrimi i Kosovës me Shqipërinë

Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviç, ka deklaruar se me marrëveshjen ndërmjet Kosovës e Serbisë, Beogradi nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por ka penguar afrimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Është penguar largimi i Kosovës dhe i serbëve të atjeshëm nga pjesa tjetër e Serbisë dhe afrimi me Shqipërinë”, tha Rada Trajkoviç.

Rada Trajkoviç, gjithashtu ka vlerësuar se me arritjen e tre marrëveshjeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por ka treguar se nuk e injoron faktin se shumica shqiptare kërkon pavarësi, raportojnë agjencitë serbe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›