E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jozef Daul: Nëse kam fyer njeri, kërkoj falje, nuk mbështes asnjë veprim kriminal

Share

(E PERDITESUAR)- Presioni i madh i shqiptarëve në faqen e tij në Facebook, ka bërë që Jozef Daul të deklarojë se nëse ka fyer njeri, kërkon falje. Fillimisht Jozef Daul iu është përgjigjur komentuesve të shumtë shqiptarë duke u thënë se ai respekton pikëpamjet e tyre, por nuk toleron fyerjet. Shumë që shumë prej jush nuk janë dakord me qëndrimet e mia për Shqipërinë, shkruan ai. Daul tha se respekton pikëpamjet e tyre, por nuk lejon fyerje.

Por sërish komentuesit e kanë detyruar që ai të deklarojë në Facebook se nuk mbështet asnjë veprim kriminal dhe nuk do e bëjë kurrë diçka të tillë. Daul ka deklaruar se nëse ka fyer ndonjë njeri, kërkon falje. Unë mbështes gjithmonë aspiratat integruese evropiane, ka deklaruar Daul.

Reagimi i shqiptarëve

Deklarata e bërë dy ditë më parë nga kreu i të djathtëve të PE-së, Jozef Daul, i cili tha se Berisha ndali gjakderdhjen më 21 janar dhe e cilësoi Edi Ramën një të sëmurë, ka shkaktuar reaksion tek e majta në vend, por jo vetëm. Shumë persona kanë mësyrë në faqen personale të Daul duke e sharë në anglisht e duke i bërë pyetje të tilla si sa të pagoi Sali Berisha për atë që the etj. Gjithë pasditen e sotme në faqen sociale të eurodeputetit ka pa fund komente të shqiptarëve që e kritikojnë ose i kërkojnë sqarim për atë çfarë tha para dy ditësh në krah të Berishës. Ndërkohë deputeti Erion Braçe shpreh indinjatën e tij duke kërkuar që Daul të kërkojë falje për atë deklaratë, pasi sipas tij, ka fyer familjet e katër të vrarëve në sheshin ditën e 21 janarit. Tregoi Joseph Daul se ç’është “21 Janari”! Tregoi se si u vranë Ziveri, Hekurani, Faiku dhe Aleksi! Tregoi se si i morën plumbat në kokë dhe në gjoks! Tregoi se në duar kishin asgjë! Tregoi se ishin në Bulevard, jashtë çdo rrethimi mbrojtës por përballë Selisë së Kryeministrit! Tregoi se i qëlluan truprojat e batalionit special të Kryeministrit Sali Berisha, mikut të tij gjakatar! Kërkoi një shpjegim Jozef Daul, publik po aq sa avokatia e tij për Kryeministrin tonë gjakatar! Kujtoji se duhet të kërkojë ndjesë publike për denglaratat e tij tejet fyese për çdo shqiptar (përveç mikut të tij gjakatar)., shkruan Braçe duke ftuar miqtë e tij që ti shkruajnë Daul në profilin e tij zyrtar. Thirrjes së Braçes ia bashkuar dhjetëra qytetarë shqiptarë duke shprehur drejtpërdrejt Daul-it mendimet e tyre ne linkun: http://www.facebook.com/joseph.daul?sk=wall

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›