"Ledio Te Lutem", nje targe ne vend te fotos se ciftit!
Idete e tij gjeniale kane lene mbrese tek shikuesit fanatike te emisionit "Zone e Lire". E tille pritej te ishte edhe dita e tij e dasmes, e cila, sic e komenton regjisori Ledio Topalli, "ishte nje dasme e vogel, nje rreth i ngushte njerezish rreth 300 veta". E ne fakt, nuk ka qene aspak e tille, per vete faktin se cdo gje ishte e organizuar ne perfeksion, me detaje mbreselenese qe i shijuan te pranishmit e sigurisht qe ndonje prej tyre ua kemi vjedhur edhe ne. Keshtu, makina e ciftit mbante targen me emrin e tij "artistik", "Ledio Te Lutem". Apo per te vijuar me ceremonine e bere ne nje nga ambientet me luksoze dhe natyrale ne periferi te kryeqytetit ne Mullet, ku cdo gje u zhvillua ne ambient te hapur dhe me surpriza te larmishme dhe unike. Te tilla ishin letrat qe cifti i kishte bere njeri-tjetrit qe u lexuan nga nje konferencier nen sfondin e himnit "Ave Maria". Me tej, eshte mbajtur darka e madhe, ku kane mbizoteruar familjaret dhe shume pak njerez te njohur. Sigurisht mes tyre ka qene edhe Arian Cani, i cili i qendroi besnik bashkepunetorit te tij per te mos zbuluar edhe kete here portretin e "Ledio te lutem"!