E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ju transmetoj gatishmërinë time dhe të Qeverisë së Spanjës për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”

Kryeministri Berisha merr mesazh urimi, edhe nga homologu spanjoll Zapatero

Kryeministri Sali Berisha ka marrë një mesazh urimi, me rastin e rikonfirmimit në krye të qeverisë shqiptare, edhe nga homologu i tij spanjoll, Jose Luis Rodriguez Zapatero.
Kryeministri i Spanjës shprehet se gjatë viteve në vijim, në krye të axhedës së tij dhe të qeverisë që drejton, do të jetë konkretizimi i marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë.
“Kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe t’ju uroj sukseset më të mëdha gjatë mandatit tuaj të ri. Po ashtu, dëshiroj t’ju transmetoj gatishmërinë time personale, si dhe të Qeverisë së Spanjës për të vazhduar forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona”, shprehet në mesazhin e tij Zapatero.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›