Britani, nisin festimet për jubileun e diamantë të Mbretëreshës

Kjo është hera e dytë që Britania e Madhe shënon një jubile të diamantë, pasi në vitin 1897 një ngjarje e tillë ishte kryer për nder të Mbretëreshës Viktoria.
"Le të fillojë festa", titullohej kryeartikulli i së përditshmes britanike, "The Times", që përkushtonte disa faqe mbi ngjarjen.
"Për gjashtë dekada, Mbretëresha ishte një simbol i stabilitetit. Përkushtimi i saj për Britaninë e Madhe meriton falënderimet tona gjatë fundjavës", theksonte kryeartikulli i gazetës.
Të shtëna u dëgjuan anekënd Londrës, Edinburgut, Kardifit dhe Belfastit.
Në shumë vende u organizuan festa në rrugë e akoma më tepër do të organizohen më vonë. Kur mbërriti në Epsom Derby, Mbretëresha kishte veshur me blu, dhe shoqërohej nga Duka i Edinburgut se bashku me djemtë Eduard dhe Andre.
Rreth 1500 persona llogaritet se do të marrin pjesë në Epsom, mes të cilëve monarkë nga shumë vende të botës./Start/
2012-06-02 16:49