Jugu ende pa energji
Mesdita e sotshme do te jete problematike persa i perket furnizimit me energji ne qytetet kryesore te vendit. Per shkak te nje remonti ne linjen 220 kilovolt qe lidh nenstacionet ne Tirane me ate te Rrashbullit ne Durres, do te kete mungesa ne furnizimin me energji. Operatori i Sistemit te Transmetimit njofton se gjate dites se sotshme nga ora 12 deri rreth ores 15 do te kete mungese energjie ne Durres, Kavaje, Vlore, Lushnje dhe Fier. Remonti sjell dhe kufizime per fshatrat ne Shqiperine e mesme dhe te jugut. Eksperte te Operatorit te Sistemit te Transmetimit shpjegojne se nderhyrjet ne rrjeta dhe nenstacione jane te nevojshme per te parandaluar avarite. Punimet e sotshme, ne linjat qe furnizojne nenstacionin e Rrashbullit ne Durres jane te planifikuara para disa muajsh. Ky nenstacion eshte nder me te medhenjte ne vend dhe prej tij behet shperndarja e energjise per pjesen kryesore te Shqiperise se jugut.