E Diel, 1 Nëntor 2026

Jugu me energji pa nderprerje, nis nga puna projekti gjerman Eglantina Nasi

Jugu i Shqiperise do te perfitoje gjate ketij viti nje furnizim te panderprere me energji elektrike. Dhe kjo, fale nisjes se realizimit te projektit te posacem per ndertimin e linjes 110 kilovolt te energjise, me nje kredi prej 49 milion eurosh. Si nje investim i qeverise gjermane, ai permendet si nje nder projektet me te medha qe ky vend donator, ka financuar per Shqiperine. Nje fakt te tille e ka bere me dije edhe vete ambasadorja gjermane ne Tirane, Karola Myler Holtkemper, gjate ceremonise se prezantimit te tij, duke theksuar se inicimi i tij do te kryhet pikerisht gjate muajit shkurt. “Ky eshte nje nga projektet me te medha te asistences financiare ne historine gjermano-shqiptare. Punimet e kesaj linje do te nisin ne mesin e muajit shkurt dhe pritet te perfundojne brenda vitit. Nga kjo linje energjetike do te perfitojne qindra mijera qytetare shqiptare dhe biznese fale furnizimit me energji elektrike”, mesohet te jete shprehur ajo lidhur me nje fakt te tille. Teksa sqaroi se punimet per ndertimin e kesaj linje unazore jane ndare ne dy lote. Ku i pari perfshin linjen bregdetare Sarande-Vlore me nje gjatesi prej 105 kilometrash, ndersa loti tjeter do te kaloje ne pjesen lindore te Shqiperise, respektivisht ne Korce, Permet dhe Tepelene. Nderkaq, nenshkrimi i kontrates per fillimin e punimeve zbatuese te tij, u zhvillua ne ambientet e Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes (METE), ne prani edhe te ministrit Edmond Haxhinasto, si dhe te drejtorit te Operatorit te Sistemit te Transmetimit, Arben Ibro. "Linja 110 kilovolt e energjise per Jugun e Shqiperise, pritet qe te permiresoje kapacitetet e transmetimit te linjes ekzistuese. Si edhe te minimizoje humbjet e energjise elektrike dhe te rrise ne te njejten kohe sigurine e furnizimit si nje parakusht per permiresimin ne teresi te ketij procesi ne jug te Shqiperise”, tha me tej ambasadorja Holtkemper. Ndersa nga ana e tij, drejtori i OST-se, Arben Ibro, u shpreh se ndertimi i linjes 110 kilovolt ne jugun e Shqiperise do te kete nje impakt pozitiv ne zhvillimin e turizmit, duke i bere zonat e tij nder me atraktivet. Duke shtuar se ky projekt ne vetvete, ka si qellim ne teresi permiresimin e kushteve te jeteses se popullsise ne rajonin jugor te vendit. Kujtojme nderkaq, se sektori i energjise ka qene vazhdimisht nje pike kryesore e bashkepunimit mes Gjermanise dhe Shqiperise, per te cilen ajo ka angazhuar me shume se 270 milione euro financime, qe nga viti 1988. Te gjitha, ne formen e kryerjes se investimeve te rendesishme per linjat e transmetimit te energjise.

“Energoinvest” fituesit e projektit, drejtori: Do ta mbyllim brenda afatit

Fituese e projektit per ndertimin e linjes 110 kilovolt per jugun e vendit, mesohet se u zgjodh kompania “Energoinvest”, e cila nenshkroi edhe marreveshjen perkatese te bashkepunimit me Operatorin e Sistemit te Transmetimit. Ndersa drejtori i saj, ka premtuar se projekti do te perfundoje brenda aftit te percaktuar. “Eshte nder per ne, qe kemi fituar kete tender me nje konkurrence kaq te madhe nen kujdesin e qeverise gjermane. Do te perpiqemi qe se bashku ta kryejme sa me pare kete projekt”, mesohet te jete shprehur perkatesisht, drejtori Enes Cengic.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›