E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos me thike burrin per nje fyerje

Elbasan- Krimi ne familje trondit qytetin e Elbasanit. Gruaja plagos me thike bashkeshortin dhe shkak per ngjarjen jane bere fyerjet e here pas hershme te te demtuarit. Seksioni i Krimeve Kunder Personit filloi procedimin penal ndaj Majlinda Likrama, 37 vjece, me banim ne lagjen "Beqir Dardha", pasi ne shtepine e saj, pas nje konflikti familjar, ka qelluar me thike per motive te dobeta bashkeshortin Bevid Likrama, 39 vjec. Burri ka mundur t'i shmanget agresionit te gruas dhe ka pesuar disa plage te lehta ne trup. Ai ka perfunduar ne spitalin e qytetit dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Sipas te dhenave te para, shkak i ngjarjes ka qene nje konflikt mes bashkeshortesh. Pasi kane kembyer fjale fyese mes tyre, Majlinda Likrama ka rrembyer thiken e bukes dhe ka qelluar disa here ne drejtim te bashkeshortit. Burime zyrtare thane se ndaj 37 vjecares ka nisur ceshtja penale e plagosjes se lehte me dashje. Shefi i komisariatit te Elbasanit, Gjelosh Prendi, u shpreh se per kete ngjarje u kryen te gjitha veprimet e nevojshme, por i plagosuri nuk ka preferuar te denoncoje gruan e tij. Ky ka qene krimi i dyte brenda 24 oreve, pasi ne kryeqytet, gruaja vrau burrin ne zonen e Bregut te Lumit pas konflikteve ne cift. Policia arrestoi Vitore Doden, qe pas marrjes ne pyetje u mbrojt duke thene se bashkeshorti e keqtrajtonte.

F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›