Julian Lennon: "Babain tim? Dikur e urreja, ndërsa sot do ta përqafoja"
Julian ishte 15 vjeç kur e kuptoi se kënga e famshme e grupit "Beatles", "Hey Jude", fliste për të. "Ma tha ime më. Në atë kohë e këndonin të gjithë, ishte një lloj himni global. Megjithatë, e injoroja faktin e të qenit protagonist".
Julian Lennon ka veshur një xhaketë të zezë të hapur, pa këmishë, ndërsa qëndron ulur para dritares dhe sheh me kureshtje monumentin e "Beatles" dhe të të atit. Ishte viti 1978. "Beatles" ishin bërë ndërkohë fenomeni muzikor i shekullit. Qindra e mijëra fansa përsëritnin në ekstazë këngën që Paul McCartney i kishte dhuruar Julian-it për pesëvjetorin e lindjes në shenjë ngushëllimi për divorcin e prindërve: "Hey Jude don‘t make it bad, take a sad song and make it better", ("Hej Jude mos i përkeqëso gjërat, merr një këngë të trishtuar dhe bëje të bukur").
Tani që ka mbushur të 45-at, Julian thotë se ka ndryshuar mendim për shumë gjëra: "Ndoshta është mosha, por kam arritur në përfundimin se inati dhe urrejtja nuk janë gjë tjetër veçse një humbje kohe dhe i kam transformuar në energji pozitive. Nëse babai im do të hynte nga ajo derë, do ta përqafoja dhe do t‘i kërkoja të falur".
Është dashur shumë kohë që Juliani të hidhte pas krahëve zemërimin që kishte karshi të atit. Për vite me radhë, ai ka pritur gjithnjë shansin për të shkatërruar figurën gjigante të të atit me mëritë e tij. Në vitin 2000, 20 vjet pas vdekjes së John Lennon, Julian është shprehur me këto fjalë: "Babi im mund t‘i fliste për paqen dhe dashurinë të gjithë botës, por nuk ua ka treguar kurrë personave të tij të dashur, bashkëshortes dhe mua". Duke i menduar gjërat më me gjakftohtësi tani, pas problemeve të shumta me alkoolin, drogën, pajtimin e dhimbshëm me Yoko Ono-n, gruan që për shumë kohë e ka konsideruar si shkatërrimin e familjes, buzëqesh. Në dorën e djathtë ka vënë një byzylyk të bardhë lëkure ku shkruhet "The Beatles Story, White Feather Exhibition", që është edhe titulli i ekspozitës së sapo përuruar: "Babai më thoshte gjithmonë se, nëse vdiste dhe do ta merrte malli për mua, mesazhi do të më vinte nga kjo copë lëkure e bardhë. Ma ka dhuruar një fis vendas australian dhjetë vjet më parë".
Në ekspozitë janë nxjerrë veshje lëkure, letra, kujtime, foto të papublikuara më parë të John Lennon, kur ai nuk ishte bërë ende një ikonë. "I kam kaluar këto njëzet vitet e fundit duke studiuar katalogët e ankandeve të gjysmës së botës për të blerë gjërat që i përkisnin", tregon ai.
Kur John u vra në Nju Jork, në vitin 1980, Julian-i mbeti pa baba dhe pa trashëgimi. Arritja e një marrëveshjeje me Yoko Ono-n, që gjatë këtyre ditëve është në Londër për Festivalin e Meltdown, por që në Liverpul nuk ka shkelur ende, e ndihmoi të rigjente të shkuarën. Sendet e përditshme iu desh t‘i rikuperonte duke ndjekur gjurmët e këngëve. Një punë që kushtoi 1 milion sterlina. "E di! Është e tmerrshme dhe shumë e trishtueshme, por ishte e vetmja mënyrë që kisha për ta përvetësuar sërish atë". Koleksionit i mungon shkrimi origjinal i tekstit "Hey Jude" dhe pianoja e bardhë: "Mendoj se sot i përket George Michael".
Julian dhe John ngjajnë si dy pika uji. Hunda, flokët me onde, të njëjtët sy shprehës janë tiparet e para që sheh sapo merr në duar një fotografi ku kanë dalë bashkë të hipur mbi një motor të vogël. Fotoja i përket viteve 1973-‘74, periudhë kur John u nda për një kohë të shkurtër nga Yoko dhe filloi një lidhje me May Pang. "Jemi kënaqur shumë gjatë asaj kohe". Më pas gjërat u thyen sërish mes tyre: "Suksesi i ndryshon njerëzit, është e pashmangshme. Do doja që kjo ekspozitë të hapte një kënd të vogël kushtuar tim eti, por jo gjatë periudhës kur ai ishte i famshëm. Djali çapkën i Liverpulit, para se të bëhej miti i miliona fansave".
Për Julian-in ka qenë shumë e vështirë të dëgjonte "Beatles": fillimisht e trazonin kujtimet e hidhura që kishte përjetuar, më pas i druhej përballjes konstante të muzikës së tij dhe asaj të të atit, e cila është e pavdekshme. Megjithatë, tashmë të gjitha kujtimet e hidhura i ka hedhur pas shpine. Kënga që i pëlqen është "Across the Universe", por e pranon që "Hey Jude" i shëroi të gjitha plagët. "Më bëri të kuptoj se nuk isha i vetmi që më kishin lënë mënjanë. Edhe babai e kishte humbur dy herë të ëmën, fillimisht kur ishte 5 vjeç ajo ishte larguar nga shtëpia dhe në moshën 17-vjeçare, kur vdiq në një aksident rrugor. Vetëm tani e kuptoj se sa shumë e ka inatosur dhimbja dhe vetmia, ashtu si mua".
Do të kishte bërë çmos, madje edhe duke e kopjuar për të marrë këngën origjinale që Paul McCartney i kushtoi atij. Fatmirësisht arriti ta blinte 10 vite më parë për 25 mijë sterlina. Sot kjo këngë është copëza më interesante e ekspozitës: "Nuk do ta falënderoj kurrë aq sa duhet Paul, që e shkroi për mua".
Julian është djali i parë i këngëtarit të famshëm, John Lennon