E Shtunë, 31 Tetor 2026

Julinda “maskon” Arbrin

 

Julinda e “Big Brother 1” ka patur një fantazi të çmendur përsa i përket jo vetëm maskimit të vetes, me paruke të zeza dhe maskë ngjyrë floriri, por ajo ka dashur që të maskojë edhe mikun e saj, Arbrin, fituesin e “Big Brother 1”.  Po si do të thoni ju? Duke e puthur në të gjthë fytyrën për t’i lënë kështu gjurmët e buzkuqit të saj në të gjithë fytyrën e tij. Kështu edhe Arbri ka mundur të jetë brenda të gjitha rregullave të një feste që e kërkon një maskë, paçka se në këtë rast përsëri ishte lehtësisht i identifikueshëm.  Julinda, Arbri por edhe të tjerë pjesëmarrës të “Big Brother 1” kanë ditur ta ruajnë miqësinë që lindi mes tyre falë një reality show.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›