Erisa Xhixho zbulon të dashurin natën e Halloween-it
Ka qenë nata e Halloween-it, një rast ideal që Erisa Xhixho, nën kryetarja e LSI-së të mos i fshihej aparatit të paparacit ndërsa argëtohej e fshehur poshtë maskës së saj, me të dashurin Enean. Erisa, e cila asnjëherë nuk ka pranuar ta bëjë publike historinë e saj trevjeçare të dashurisë, ka menduar se kështu e maskuar do të ndihej më e lirshme për të festuar lirshëm me të dashurin, djalin që shihni në këtë foto, dhe disa miq të tyre në karaoken “Magic 4”. Tashmë e dinë të gjithë që ajo ka një të dashur, dhe që është pikërisht Enea në të njëjtën moshë me të, dhe me të cilin është njohur në mjediset e LSI-së, pasi dhe ai është anëtar i Forumit Rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërkohë që Erisa pas përfundimit të studimeve të larta është e angazhuar totalisht me politikën, Enea është pak më i tërhequr ndërsa merret me biznesin e tij privat. Kjo është hera e parë që publikohet një foto e saj me të dashurin. Gjatë verës paparaci ynë e fotografoi në plazhin e Havanës në Dhërmi me rroba plazhi, në shoqërinë e dy mikeshave të saj.Erisa është disi e tërhequr nga jeta e natës ndërkohë që aspiron shumë për të ardhmen e saj në politikë. E ardhur nga të rinjtë e LSI-së ajo arriti shpejt të ngjisë shkallët e karrierës duke dalë në këto zgjedhje ndër kandidatët kryesorë të LSI-së në qarkun e Tiranës.