E Shtunë, 31 Tetor 2026

Julio Sergio vazhdon kontratën

Portieri i Romës, Julio Sergio ka vazhduar kontratën në klub deri në vitin 2014.

31 vjeçari brazilian shkëlqeu me paraqitjet e tij në sezonin e kaluar dhe arriti të zë vendin e Donit në ekipin bazë. Roma, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur marrëveshjen për vazhdimin e qëndrimit të Julio Sergios në Olimpico.

“Roma dhe Julio Sergio dëshirojnë të njoftojnë se kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së futbollistit deri më 30 qershor, 2014” thuhej në komunikatë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›