Juna shijon diellin ne shoqerine e mikeshave
Pjesemarrja ne "Top fest" si kengetare nuk kishte mundur kurrsesi ta shnderronte nje personazh te faqeve te gazetave, ashtu sikurse ndodhi sapo ajo u be pjese e reality show-t, "Big brother". Ne fillim marredhenia me Olsin brenda shtepise dhe me pas ndarja nga i dashuri, kur ajo doli nga loja, e bene Junen nje personazh interesant, qe do te ofronte gjithmone lajme per faqet roze. Debati me kengetaren Jonida Maliqi ne studion e emisionit dhe me pas thashethemet, qe shoqeruan kete diskutim, do te ngjallnin interesin e medieve rreth Junes. Por, prej disa kohesh, nuk kishim degjuar shume per kete banore. Ajo nuk ishte bere pjese e grupeve, qe tashme linden jashte shtepise dhe as nuk ishte shfaqur ne festat apo turnete, qe banoret kishin realizuar. Nderkohe, pas javeve te para te daljes nga shtepia, as per marredhenien e Junes me djalin e grupit "Alb magji" nuk u fol me, te pakten deri ne momentin, qe u tha se ata ishin ndare. Dhe ja ku shfaqet Juna serish. Ajo eshte fotografuar mesditen e djeshme ne kompleksin e pishinave "Mai tai", ndersa ka qene duke shijuar rrezet ne shoqerine e disa mikeshave. Me sa duket ende nuk eshte shfaqur ndonje mashkull ne jeten e saj. Ne foto shihet se kilogramet qe fitoi brenda shtepise Juna nuk ka arritur t'i humbase. Pak probleme me mbipeshen!