Junior Fest 2023 në RTSH / Bojken Lako: Presim idetë e të rinjve që t’u japim jetë

Ana Kodra, fituesja e parë e Junior Fest Organizuar nga RTSH, jo pa qëllim këtë vit u zgjodh të jetë imazhi i spotit dhe nxitësja e talenteve të reja.
Radio Televizioni Shqiptar i bën thirrje të gjithë të rinjve të bëhen pjesë e Junior Fest.
Në një intervistë për RTSH 24, Bojken Lako Drejtor i Programeve në Radio Tirana, u bëri thirrje të rinjve të sjellin idetë e tyre që në RTSH të marrin jetë.
Lako ka treguar se çfarë do tu afrohet talenteve të reja në këtë festival dhe bëri të ditur se koha aplikimeve do të jetë deri në 15 Gusht.
Fituesi i Junior Fest do të jetë edhe përfaqësuesi i ardhshëm i Shqipërisë në Eurovizion Junior që do të mbahet në Francë.
Gazetare: T. Shamku
/RTSH/