E Shtunë, 31 Tetor 2026

Justin Bieber rrëfen ndarjen nga Selena Gomez

Justin Bieber ka shkruar një këngë dedikuar ndarjes së tij nga Selena Gomez. 

Nën titullin “Nothing Like Us” kënga do të jetë pjesë e albumit akustikë të këngëtarit “Believe”, i cili do të publikohet gjatë kësaj jave.

“Nothing Like Us” është njëra nga tre këngët e reja të këngëtarit.
“Tregon gjithë storien se si ai u nda me Selenën, se si ajo e ka lutur t’i kthehej, dhe pastaj ai vendosi se kështu do të jetë më mirë. Kjo është përgjigjja e tij për Selena-n”, u shpreh një i afërt i këngëtarit.

Justin dhe Selena ishin në lidhje dashurie për dy vite para se të ndaheshin pak para vitit të ri.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›