E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakira e lumtur pas lindjes së djalit

Lumturia që ka lindur fëmijën e saj ishte e shkruar në gjithë fytyrën e Shakira-s derisa po largohej nga klinika për në shtëpinë e saj, bashkë me foshnjën e porsalindur, Milan. 

Këngëtarja kolumbiane dukej e mbushur me energji positive derisa ishte e shoqëruar nga i dashuri, Gerard Pique dhe vëllai i saj, i cili po e ngiste veturën.

Shakira, 35 vjeçare nuk arriti ta fshihte ngazëllimin që ishte bërë nënë edhe pse e ulur në ulëset mbrappa të veturës.

Ylli nuk është ndalur për t’u përgjigjur asnjë pyetje të fotoreporterëve të cilët e rrethuan atë sapo ajo doli nga klinika.
Ata janë vendosur në shtëpinë e Pique në Kabrils, që është rreth 20 kilometra larg nga Barcelona./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›