Justin Timberlake do të nis turne me Jay-Z

Thashethemet e fundit thonë se Justin Timberlake do të nis një turne me yllin e hip hopit, Jay-Z. Këngëtari bëri një rikthim triumfal në ceremoninë e 55 të Grammy Awards që u mbajt të dielën në mbrëmje derisa bashkë me Jay performuan këngën e tij të re, “Suit&Tie”.
Zyrtarët për informim të këngëtarit kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të vinë lajme të mëdha për artistin derisa edhe ylli internacional pati paralajmëruar një turne gjatë parakalimit në tapetin e kuq të ceremonisë.
Sipas New York Post ai do të jetë i shoqëruar nga Jay-Z derisa bëhet e ditur se do të performojnë në 10 vende të ndryshme.
Justin në ceremoni ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Jessica Biel dhe ishin ulur përkrahë çiftit të fuqishëm Beyonce dhe Jay-Z.