Justin Timberlake i propozon Jessica Biel për martesë
Është konfirmuar: Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë zyrtarisht të fejuar pasi ai i propozoi asaj për t’u martuar. Gjyshja e këngëtarit e ka pranuar këtë fakt.
Sadie Bomar konfirmoi se e dashura ngriva-shkriva e nipit të saj në këto katër vite më në fund është zyrtarisht në krah të tij.
“Ai më mori në telefon për Krishtlindje dhe më tha që ishte fejuar”, tha Bomar, duke shtuar se ai e porositi të mos e shpërndante lajmin te askush deri pas pushimeve.
Ajo ka thënë gjithashtu se “familja e do Jessie-n. Ajo është një vajzë shumë e ëmbël”.
Ëifti ishte ndarë në mars të vitit të shkuar dhe me sa duket bashkimi i tyre i fundit ka qenë në shtator.
Sipas burimeve, propozimi ndodhi (dhe supozohet se ka pasur të përfshirë dhe një goxha unazë të shtrenjtë) kur ata ishin me pushime në Jackson, Wyoming.