E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adele fiton në Globin e Artë

Adele rrëmbeu trofeun e këngës më të mirë në ndarjen e çmimeve në ceremoninë e Globit të Artë. 

24 vjeçarja u vlerësua me këtë shpërblim për këngën e saj “Skyfall” që është kolona zanore e filmit më të ri të Jams Bondit.
Ajo dukej e shokuar derisa ngjitej në skenë për të marrë edhe një tjetër trofe që do të pasurojë koleksionin e saj.

“O Zot. Sinqerisht, unë erdha këtu për të dalë me shoqen time Ida, ne sapo jemi bërë nëna. faleminderit që na mundësuat të jemi pjesë e juaja. Kjo është për të dashurin tim Simon i cili më bindi ta bëja këtë këngë dhe djalin tim të mrekullueshëm”, tha ajo gjatë fjalimit të saj. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›