Specializimet studentet e Mjekesise padi ne prokurori
Ata fillimisht jane interesuar te paraqesin nje kallezim penal dhe me pas e kane depozituar padine ne zyren e regjistrit. Njeri prej studenteve qe ka firmosur kallezimin eshte Erjon Stojku. Ai tha dje se eshte fitues i konkursit per specializimet e mjekesise ne profilin kirurgji e pergjithshme. Sipas Stojkut megjithese ai ka marre pjese ne konkurs dhe e ka fituar ate emri i tij eshte hequr nga lista e fituesve. Ne kallezimin e dorezuar dje ne Prokurorine e Tiranes studenti ka theksuar se ne liste jane kryer nderhyrje dhe mbivendosje emrash per arsye te paligjshme. Kallezimi i studenteve
ne prokurori vjen disa jave pasi fakulteti i mjekesise eshte vene ne qender te akuzave lidhur me specializimet. Konkurset e pranimit ne specializimet e mjekesise per here te pare kete vit u organizuan nga departamentet e fakultetit per shkak se teza u programua me pyetje specifike per drejtimin qe kane zgjedhur pretendentet.
Kallezimi ne prokurori
Sipas padise penale te bere nga studentet pas konkursit te pranimeve ne specializimet e mjekesise lista e dale nga vleresimi real i fituesve mbi bazen e rezultatit eshte manipuluar. Ne kallezimin penal te studenteve thuhet se ne listen e perfituesve jane kryer nderhyrje dhe mbivendosje duke hequr emrat e disa studenteve qe kishin fituar me merite te drejten e specializimit. Nje grup prej ketyre studenteve qe e dinin se kishin fituar por me pas nuk e kishin gjetur emrin e tyre ne listen perfundimtare eshte paraqitur ne prokurori dhe ka depozituar padine penale. Akuzat ne kete padi jane falsifikimi dhe shperdorimi i detyres. Vec kesaj ne padine e studenteve permenden me tej fakte te renda lidhur me provimin e pranimeve ne specializim pasi pretendohet se teza eshte shitur ndersa e drejta u eshte dhene disa studenteve te cilet i kane prinderit mjeke e madje edhe anetare te komisionit te vleresimit ne konkurs. Te gjitha keto pretendime duket se do te hetohen nga prokuroria e cila dje ka regjistruar dosjen e dorezuar nga studentet. Burime te organit te akuzes thane se fillimisht do te shqyrtojne padine e studenteve te mjekesise dhe me pas do te hetojne konkretisht manipulimet e mundshme me listen apo edhe abuzime te tjera si konflikti i interesit dhe shitja e mundshme e tezave.
Fituesit e specializimevepritet vendimi i rektoratit
Mbyllet konkorusi per specializimet ne fakultetin e mjekesise. Pas shume akuzave polemikave dhe debateve dje eshte derguar zyrtarisht ne rektorat lista me emrat fitues sipas departamenteve. Pritet qe pasi te shqyrtoje menyren si eshte zhvilluar konkursi rektori i Universitetit te Tiranes Dhori Kule te dale me nje qendrim per disa departamente ku gjasat jane qe listat me emrat e fituesve te anulohen. Sot pritet qe edhe studentet te bejne ankimimet perkatese sipas afateve te percaktuara nga rregullorja. Kule ka dhene garanci se cdo shkelje e rregullores nuk mund te rezultoje e pranueshme. Konfuzioni i krijuar kete vit per specializimet ne fakultetin e mjekesise vjen pasi eshte ndryshuar teresisht rregullorja. Nese me pare specializantet duhet te kalonin nje test te pergjithshem zhvilluar dhe administruar ne rang fakulteti tashme testi ka qene me pak i pergjithshem dhe me shume specifik. Kjo do te thote se per nje specializim te caktuar ne nje fushe te caktuar provimi u organizua zhvillua dhe menaxhua nga departamenti dhe jo nga fakulteti. Rregullorja e percakton menyren e vleresimit te kandidatit per te fituar te drejten e specializimit ne nje nga deget e kerkuara prej tij. Vleresimi i aplikuesit behet me sistem pikesh maksimumi eshte 1000 pike. Nga nota mesatare e rrumbullakosur me dy shifra pas presjes dhjetore jane 500 pike ndersa 30 per qind e pikeve te konvertuara vijne nga testi kuic dhe nga zgjedhja e problemeve e ushtrimeve si dhe 20 per qind e pikeve fitohen nga intervista. Sipas kuotave te miratuara pritet te pranohen me shume se 300 aplikante.
TRAZHGIM SOKOLAJ