E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-përgjimi, Berisha: Trukim i Ramës, me cimka s' largohem

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha deklaron se videopërgjimi Meta- Prifti është i trukuar dhe akuzon kreun e PS-së si të përfshirë në këtë aferë. Kreu i qeverisë kërkon fillimin e hetimeve dhe garantoj se do të ketë lehtësim për organet e drejtësisë.

“Jemi të vendosur të respektojmë institucionet e pavarura”- deklaroi Berisha sot paradite në konferencë për shtyp.

Ai akuzoi kreun e PS-së se ka trukuar videon për të mundur kundërshtarin politik.

“Më duhet të falënderoj jo pa sinqeritet Edvin Ramën për nderin që më bëri me mundësinë dhe trukimin e videos, Rama dëshmoi se është i biri i të atit. Është aq i paskrupullt e amoral sa për të mundur kundërshtarin mund të bëjë cdo falsifikim. Imagjino cfarë mund të bëjë ky njeri me ju po të ketë pushtetin, kur trukon video e dokumente. “
"Me cimka Rama nuk më heq nga pushteti"- deklaroi Berisha.  
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›