Juve, Ferrara drejt stolit
Torino - Ndoshta duhet pritur edhe disa ditë të tjera për zyrtarizimin, por dyshimet duken se po veniten çdo ditë që kalon: Çiro Ferrara do të jetë trajneri i Juventusit për sezonin 2009/10. Alternativa Spaleti pothuajse ka rënë për shkak të rrogës së lartë dhe listës së gjatë të bashkëpunëtorëve. Kështuqë drejtuesit e klubit kanë vendosur që ekipin t’ia besojnë ish-mbrojtësit legjendar napolitan që gjithmonë ka patur me vete mbështetjen e skuadrës.
Alternativa Ferrara ia doli të triumfojë mbi Spaletin, Alegrin, Blankun dhe Konten. Dy ndeshjet e fundit si fitues dhe arritja e vendit të dytë, është një ogur i mirë dhe ka bindur edhe skeptikët më të mëdhenj se ai është njeriu i duhur për Juven.