Brazil, zbulohen mbetje të avionit “Airbus A330”
Rio de Zhaniero - Mbetje të avionit "Air France" janë zbuluar nga avionët ushtarakë brazilianë në Oqeanin Atlantik. Në bordin e avionit ndodheshin 228 persona, duke e shndërruar këtë aksident në më të rëndin në historinë 75 vjeçare të “Air France”.
Ministri brazilian i Mbrojtjes, Nelson Jobim deklaroi se nuk kishte dyshime që mbetjet e gjetura në një zonë prej 5 kilometrash sipërfaqe ujore ishin të avionit "Airbus A330", që u zhduk si pasojë e motit të keq të hënën në mëngjes. Ekspertët janë të sigurte që të gjithë personat që ndodheshin në bordin e avionit kanë humbur jetën.
"Pjesët e gjetura i përkasin avionit të "Air France", deklaroi Jobim gjatë një konference për shtyp në Rio de Zhaneiro, nga ku avioni u ngrit mbrëmjen e së dielës për të fluturuar drejt Parisit. Të afërmit e pasagjerëve, të cilët deri tani kishin shpresuar për një mrekulli tashmë dinë gjithçka.
"Shpresa e fundit që na kishte mbetur tashmë nuk ekziston më ... Pak më parë shumë prej nesh po shpresonin se avioni mund të ishte ulur në ndonjë ishull apo diçka të tillë, por tani nuk kemi më shpresë për këtë", deklaroi Aldair Gomes, djali i të cilin ndodhej në avion.
Ndenjëse të avionit, një bovë ngjyrë portokalli, kabllo, pjesë të mëdha metalike dhe njolla karburanti u dalluan mbi ujë nga pilotët e forcave ajrore braziliane rreth 1200 kilometër në verilindje të qytetit bregdetar Resifes.
Deri tani nuk janë gjetur trupa të viktimave dhe rikuperimi i pjesëve të gjetura të avionit mund të mos jetë e mundur edhe sot deri në mbërritjen e anijeve dhe polumbarëve. Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për të gjetur kutinë e zezë dhe regjistruesit e zërit që do të shpjegonin shkaqet e rrëzimit të avionit.
"Kutitë e zeza mund të jenë në fundin e detit në një thellësi prej 2000-3000 metera", u shpreh Jobim.
Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva deklaroi se kishte besim në gjetjen e kutive të zeza. "Mendoj se në vend që arrin të gjejë naftë në thellësi prej 6000 metrash nën oqean mund të gjejë edhe avion në një thellësi 3000 metra", u shpreh ai në Guatemala, ku i referohej zbulimeve të fundit të naftës nga kompania shtetërore braziliane e energjetikës.
Kutitë e zeza janë të programuara të dërgojnë sinjale deri 30 ditë pas rënies në ujë. Kjo mund të jetë detyra më e vështirë për rikuperimin e pjesëve të një mjeti fluturimi që nga zbulimi i Titanikut, deklaroi një nga ekspertët.
"Nëse mendoni sesa kohë u desh për të gjetur Titanikun dhe faktin që mbetjet janë më të vogla në madhësi, kuptohet qartë se po kërkohet një gjilpërë në kashtë", deklaroi Derek Clarke, bashkëdrejtori i "Aberdeen" me bazë në Divex, që projekton dhe ndërton pajisje ushtarake dhe komerciale për zhytje.