Klubet: Superliga me 16 skuadraNjë kërkese e firmosur nga klubet do të diskutohet së shpejti nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, për t’i dhënë më pas dritën jeshile projektit “Partizani-Elbasani” apo jo.

Kategoria Superiore për sezonin e ardhshëm 2009-2010 mund të jetë e kompozuar me 16 skuadra, e jo me 12 si ajo që është paracaktuar, e njëjtë edhe me kampionatin që përfundoi.
Nismës së Partizanit dhe Elbasanit- dy ekipeve të rënë nga Superliga, ashtu si Lushnja e Bylisi- për një sezon me 16 skuadra, iu përgjigjën thuajse të gjitha klubet e elitës së futbollit shqiptar.
Albert Xhani (Partizani) e Artim Kovaçi (Elbasani) sponsorizuan nismën, e cila u firmos edhe nga edhe Besnik Kapllanaj (Bylisi) e nga Llazar Dushi (Lushnja).
Pro idesë janë Teuta, Besa, Flamurtari, Apolonia, Shkumbini, e Dinamo. Vllaznia e Tirana ende nuk kanë vendosur, por kanë rënë parimisht dakord me nismën.
Një kërkese e firmosur nga klubet do të diskutohet së shpejti nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, për t’i dhënë më pas dritën jeshile projektit “Partizani-Elbasani” apo jo.
Për herë të fundit një kampionat me 16 skuadra është luajtur në sezonin 1998-1999, ku kampione doli Tirana (61 pikë) e ndjekur nga Vllaznia (60). Në përfundim të atij sezoni ranë nga kategoria Besa, Laçi e Burreli. Një sezon më pas kampionati u reduktua në 14 skuadra.
E Merkure, 03 Qershor 2009