E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia konfirmon Boadu e VukçeviçinPresidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, synon rekrutimin e disa lojtarëve të Partizanit e Elbasanit.

Vllaznia mund të konfirmojë mesfushorin ganez Xhejms Boadu e mbrojtësin malazias Nikola Vukçeviç për sezonin e ardhshëm. Dy të huajt luajtën si të huazuar te nënkampionët e Shqipërisë sezonin e kaluar. Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, synon rekrutimin e disa lojtarëve të Partizanit e Elbasanit.

Gjithsesi, te kampi shkodran priten edhe rikonfirmimet e lojtarëve titullarë, me të cilët sigurisht do të diskutohen parametrat financiare të kontratave të reja.

Një tjetër çështje e nxehtë është dhe ajo e trajnerit, pasi Vllaznia do t’i nisë shpejt përgatitjet për shkak të pjesëmarrjes së saj në Ligën e Europës.

E Merkure, 03 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›