Juve Stabia kërkon Çanin

Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 13:10
Ekipi i inkuadruar në Serie B, Juve Stabia është duke kërkuar që ta përforcojë sulmin për sezonin e ri. Objektiv i klubit italian është sulmuesi shqiptar Edgar Çani, i cili është në pronësi të ekipit nga Serie A, Palermo.
21 vjeçari pritet që të huazohet serish te ndonjë klub pasi vështirë se Palermo llogarit në të për sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar në vitin 2008 nga Pescara ishte transferuar në Palermo, derisa me këtë ekip ka luajtur vetëm një ndeshje. Tiranasi deri më tani ka qenë i huazuar te Ascoli, Padova, Piacenza dhe së fundi në Modena