E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve, dita e Felipe Melos

Pas aprovimit të Xhon Elkanit dhe konfirmimit të Andrea Dela Vales se mund të negocionin, kanë nisur tratativat për kalimin e shpejtë të mesfushorit në radhët e bardhebluve.

Lojtari vetë e dëshiron Juven dhe tifozët e Firences e kontestojnë. Pas OK paraprak nga presidentët e klubeve, çështja ka mbetur te çmimi i lojtarit. Fiorentina është e patundur në kërkesën prej 25 milionë eurosh. Konfirmimi vjen nga Dela Vale: Të gjithë e dinë se ka një vlerë prishje kontrate në klauzolë. Ai është çmimi.”
 
Juventusi dëshiron të diskutojë nga ana e tij. Për momentin ata ofrojnë 16 milionë në dorë, plus mbrojtësin Grygera dhe kartonin e plotë të Markionit (që mbrëmë kaloi në bashkëpronësi te Fiorentina). Në takimin sonte në mbrëmje midis palëve, ose maksimumi të mërkurën, pritet të arrihet një marrëveshje.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›