Leonardo: Ambrosini do të jetë kapiten

Trajneri i Milanit, Leonardo, ka dalë në konferencën e parë për shtyp si trajner i Rossonerëve, ndërsa veç tjerash ka pohuar se shiriti i kapitenit do t'i takojë Massimo Ambrosinit. Pritet që mesfushori italian të nënshkruajë kontratë të re me Milanin, ndërsa trajneri i ri ka thënë fjalë të mira për të duke shprehur vendimin e tij për t'ia besuar shiritin e kapitenit. "Jam i lumtur për Maxin, sepse ai është lojtar që e ka Milanin në ADN0-në tij, sikurse Albertini, Maldini, Costacurta dhe Baresi. Ai simbolizon Milanin. Vepra ime e parë si trajner do të jetë caktimi i tij për kapiten", ka thënë Leonardo për "Il Corriere dello Sport".