E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vdes nga energjia pushuesja tetovare

Selvina Kaçani, 51 vjeç, kishte ardhur në Durrës së bashku me bashkëshortin e saj, Jashar Kaçani, për të kaluar pushimet verore, por nuk është kthyer më e gjallë pranë tre djemëve të saj në Tetovë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të ditës së djeshme, kur gruaja kishte hyrë të bënte dush në dhomën e hotelit, që kishte marrë me qira.

Duket se një defekt në dush, i ka dhënë goditjen fatale gruas tetovare, pasi shkarkesa elektrike ka depërtuar me anë të ujit. Me gjithë përpjekjet e bashkëshortit për të ndërprerë energjinë, koha ishte kundër atij dhe asaj.

Forcat e policisë së Kavajës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet ka rezultuar se gruaja kishte gjetur vdekjen nga energjia elektrike. Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, policia ka marrë në pyetje dëshmitarët okularë, pronarët e hotelit, si dhe punonjësit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›