Është zotëri Messi, jo zonja Levante

Barcelona se njohu as Levanten e cila paraqitej si kërcënim serioz për katalonasit. Barca arriti një fitore bindëse me Levanten duke fituar ndeshjen me rezultat 4 me 0.
Më i madhi i botës në futbollin aktual, Leo Messi arriti edhe 2 gola në këtë ndeshje. Barca që të gjitha golat i shënoj në pjesën e dytë.
Messi në minutat 47 dhe 52 realizoi për 2 me 0. Iniesta me një gol fantastik shënoi në minutën e 57 për 3 me 0. Fabregas realizoi për 4 me 0 në minutën e 63.
Barca mbetet lidere në tabelë me 3 pikë më shumë se Athletico Madrid e 11 pikë më shumë se Reali./Indeksonline/