E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Sot më fishkëlleni, nesër do të më duani”

 Rafael Benitez nuk e ka bërë debutimin e tij në mënyrën më të mirë. Në fakt Benitez arriti që të marrë pikë në ndeshjen me kampionatin actual, Manchester City por që tifozët e Chelseat e fishkëllyen atë.

Në stadium disa tifozë mbanin banera e shkresa kundër Benitezit, si pasojë e rivalitetit të madh që një kohë spanjolli kishte me këtë skuadër.”Do ta kuptojnë shumë shpejtë se kjo nuk është mënyra për ta pritur një trajner të ri.

Të ju them të drejtën nuk kam dëgjuar se çka kanë kënduar ata, sepse isha i koncentruar në pankinë. Unë jam këtu për tu punuar. Unë jam ende shumë i dashur nga tifozët e Liverpoolit, sepse atje kam punuar. Këta tifozë që sot më fishkëllejnë, një ditë do të bëjë të më duan, me punë normalisht” deklaroi Benitez./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›