E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, show në sytë e Ibrës

Suksesi ndaj të sapongjiturve në elitën e futbollit italian erdhi falë lojës së bukur, ashtu siç ka kërkuar gjithnjë Alegri dhe bosi Berluskoni, i cili nuk kishte si të mungonte në të parën e sezonit. Festivalin e golave e filloi Pato në minutën e 16-të, për të vazhduar shtatë minuta më pas me Tiago Silvën e përsëri me djaloshin brazilian. 3-0 që në pjesën e parë, ndeshja e luajtur nuk ka më histori, pasi Inzagi futet nga stoli në pjesën e dytë dhe vulos pokerin në fundin e ndeshjes.

Spektakël dhe emocione kanë përjetuar tifozët kuqezi edhe në pushimin e takimit. I sapoardhuri Ibrahimoviç u prezantua për herë të parë para mbwshtetësve të rinj, të cilët i bënë një pritje madhështore. Buzëqeshja nuk iu nda shtatlartit gjatë gjithë takimit. E pati deklaruar: “Së bashku do të bëjmë gjëra të bukura”. Mbrëmë ishte sinjali i parë që Ibra ndoshta ka të drejtë. Mesazhi për Interin është i qartë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›