Nuk e marrin seriozisht idenë e Isës

Partitë tjera në Kosovë nuk e kanë marrë seriozisht idenë e Isa Mustafës. Madje e kanë vlerësuar më shumë si fushatë politike.
Lideri i partisë opozitare më të madhe në vend, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka dhënë një premtim nëse vjen në pushtet, shkruan gazeta “LAJM”.
“Nëse LDK vjen në pushtet simbolet shtetërore të Kosovës, flamuri dhe himni do të ndërrohen, duke u zëvendësuar me ato të propozuara nga ish-presidenti Ibrahim Rugova” ka thënë Isa Mustafa./Indeksonline/