E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve kërkon shkëmbim Melo-Van Persie

Juventusi raportohet se ka mirëpritur interesimin e Arsenalit për mesfushorin Felipe Melo.
Bardhezinjtë dëshirojnë ta shndërrojnë në para brazilianin, ndërsa interesimi i Arsenalit hap edhe një mundësi tjetër, atë të shkëmbimit ët lojtarëve.
Gjiganti nga Torino thuhet se është i hapur për dialog, por është duke synuar së paku njërin nga yjet e Arsenalit, Robin van Persie, Gael Clichy dhe Bacary Sagna si pjesë të marrëveshjes.
Menaxheri i topçinjve Arsene Wenger pritet t'i rezistojë largimit të treshes së ekipit të parë, megjithatë do të provojë të ofrojë Emmanuel Eboue si pjesë të marrëveshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›